Saturday, March 7, 2026
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-MERIDIANIT TË GRINUIÇIT

Brixhilda Dede-MERIDIANIT TË GRINUIÇIT

Gjysma lindore, peshon bollëk.
Gjysma perëndimore, mbijetesë.
Vijës gjeografike endet shpirti,
Zemra kredhur në trup pa jetë.

Meridianë të rinj ju shtuan globit,
Me kryeqendër një “djall”të zi.
Ecën bota me hapa vigane,
Njerëzimi zhytet në pabarazi.

Nga mirësi dhe drejtësi lind dritë e padukshme,
që zhytet në brendësi.
Rrjedha e dijes i lidh njerëzit,
si rrjeta të holla të një universi.

Ndërgjegjja kur zgjohet thyhen kufij,
shpirtin njerëzor lartëson.
Dija, ekuilibri universal,
Ajo,.. botën e përparuar sundon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT