Monday, April 6, 2026
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-NË QIELL TË KALTËR A BLU

Brixhilda Dede-NË QIELL TË KALTËR A BLU

Ndihesha mjelmë në liqenin e thellë të syve të tu.
Ishe lumturi, shkëlqim diamanti i ditëve me shi,
Eja vrapo, zemra përsëri të thërret, mos hezito.


Kthehu, qoftë si një kujtim,
gjurmët mos lër të ti fshijnë valë.
Zjari i ndezur mbahet gjallë,
Ditësh boshe, kur ti je larg.


Bëhu yll, ndiço netët pa yje.
Bëhu melodi, ritëm shpirti.
Pushtomë si ndjenjë, udhëtomë në kohë.
Në qiell të kaltër a blu,
Ne pafundësi, në përjetësi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT