Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-PENDESË

Brixhilda Dede-PENDESË

PENDESË

Si të ndodhej rastësisht në një klimë tropikale të Meksikës.

Gjysma e nervit të Vagut( nerv që merr informacion nga gjithë trupi e i çon në tru) udhëtonte në veri të shkrretëtirës së thatë të dashurisë së humbur. Ndërsa gjysma tjetër në jugun e xhunglës së koklavitur e të pashpresë.

Vargmalet si metale të rëndë nga një mbushje dhëmbësh i rrëndonin nofullash.Ndërsa luginat e shpirtit i ktheheshin në vullkanë shpërthyes.

Lajmet e fundit flisnin se bota përballej me konflikte gjeopolitike e kërcënim të një rënimi global, Luizën e bënin të ndihej pa energji.

Një lodhje mendore e fizike e zhyste rutinës së stresit.

Në kësi rrethanash ku ti gjente arsyet për një shëtitje, dëgjim muzike apo dëshirat për vepra arti.

Si karma të udhëtonte mendimet në univers, erdhi dhe goditja e fundit e ditës kur Luiza mori lajmin se mikja e saj e ngushtë pas divorcit me ish bashkëshortin RAMI SELIMIN pas pirjes së një gote uiski kish rënë në gjumë me cigaren ndezur. Fustini i saj sintetik, kishë marë kaq shpejt flakë sa nuk mundi, as ajo vetë të reagonte për ta shuar.

Sigurisht, gojët e errëta do të thoshin se ja vuri vetë flakën vetes.

Ndërsa përpëlitej e kishte rënë pa ndjenja përtokë me djegje të gradës së fundit. Ishte pikërisht, vjerra e saj që ndieu erën e tymit nga dhoma përballë duke bërë ç’ ishte e mundur me llastikën e ballkonit për ta shpëtuar.

Ndihma e parë kishte mbërritur.

Zheni, u nis me helikpter për operacion plastik në Turqi.

Ramiu, martohej me dikë tjetër ndërsa Zheni me oksigjenin në fytyrën e shpërfytyruar, sosur nga fija e vdekjes përmendte vetëm një emër,.

Ramiu, për të ishte dashuria e parë e do ti mbetej përjetësisht në zemër, si kujtimi më i bukur në jetë.

Si dashuri e kurorëzuar që i solli katër ëngjëj.

Dashuria për të do të zgjaste përjetësisht, pavarësisht largësisë së tyre.

Pavarësisht dhimbjeve fizike e psiqike ai mbetej i vetmi melhem shpëtimi.

Ramiu atë natë piu aq sa për të harruar vetveten .

Dhe ashtu i harruar në botën e tij, si një forcë e padukshme t’ ja shtynte dorën, dashur pa dashur kishte nënshkruar gjithë pronat e tij mbi gruan e sapomartuar.

Haberi për aksidentin e Zhenit u përhap si një mikrob gripi në gjithë qytetin.

Ramiu ndihej krejt i pafuqishëm, tashmë ishte kaq larg dashurisë së vërtetë sa afër ish me kapriçjon e tij e gabimet e pafalshme.

U desh të ndodheshin kaq larg për tu kuptuar sa u deshën vërtet.

Ndërsa koha ecte me vrap kuajsh në shkrretëtirë,

Zheni kthehej nga Turqia pas operacionit të tretë plastik.

Rrugës, ndju në gjoks një shtrëngesë si mbytje e djersët ti kalonin trupit si të ndodhej mes një qielli të etur për shi.

Aeroplani ulej pistës bashkë me agoninë e saj.

Brenda vetes, ndiente se e kishte falur Ramiun.

Ishte e vendosur ti thoshte të vërtetën që ndiente në shpirt, pavarësisht aksidentit.

Telefoni tashmë kapte sinjal. Ishte mesazhi i fundit që fëmijët i përcëllnin.

Babai i tyre për shkak të një infrakti të rëndë në zemër, po largoj nga jeta.

Ajo arriti në spital zverdhur krejt në fytyrë e me hapa të shpejtë hapi derën e dhomës 20, ndërsa ai kish drejtuar sytë tavanit. Këmbët i shtriu përgjatë krevatit si të donte të rehatohej prej lodhjes së viteve që mbarte shpatullash. Befas belbëzoi një Zh,.. të rizgjatur. Shkumbë të bardha i rrodhnin drejt fytit.

Dora e tij ishte akoma e ngrohtë kur u shtri pëllëmbës së saj.

Diçka i rikujtoi ditën e parë të njohjes.

Të rinj e të dashuruar atëherë kur rendnin kapur flutura e manushaqe lëndinave të fshatit.

Tashmë, të vonuar në fatin e tyre, të mplakur para kohe e thinjur.

Hija e tij po shkurtohej deri në të padukshme.

Vetëm kujtimet qëndronin pezull.

Ajo shtrëngoi fort fëmijët duke e ndjerë përsëri gjallë atë, brenda vetes.

Ai tashmë ndodhej brenda ç’ do qelize e fibre të trupit të saj finesat.

Papritur, dera u hap me vërtik vetiu. U duk sikur një zë doli nga fundi i oqeanit e foli

Lotët e tu Zheni u kthefshin në diamantë!

Bekime paçin në jetë fëmijët tanë!

Mbase,.. ish’ dëshira e tij e fundit, shfaqur si një imazh.

Fshirë lotë pikëllimi, larguar heshtjes vrastare.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT