Do të merrja gjithmonë një çadër me vete.
Sepse, ti je një rrebesh apo një i papritur shi.
Mos të mbash ty thellë kraharorit, është padrejtësi.
Prania jote i jep kuptim dhe errësirës.
Yll, që shndrit në qiell intim.
Je drita, shpresa, ndjenja,
copëz nga kraharori im.
Kur ti buzëqesh, universi merr formën tënde, në të argjendtë.
Hark në qiell, shpërthim yjesh të rrallë si zjarre.
Pluhur i artë rrugës së galaktikës,
je dhe mbetesh mendimi im i parë.
Çasti ku pamundësia frymon,
emrin tënd ka marrë.
