Dashuria për ty është pjesë e pandashme e vetes, trurit e shpirtit .
Ajo që më mësoi të pranoj e të ndreq gabimet.
Të jem e thjeshtë e vetvetja.
Ajo që më hodhi në ujëra detesh, ku mësova të jem një varkë e vogël e të ngre velat për të përballuar dallgët e jetës.
Ajo që më mësoi të eci vetë ishujve të fshehur të hartës ku këmbë njeriu nuk shkel e të gjej rrugën e kthimit.
Ti u bëre pjesa më e ndjeshme , dashuria më e fortë edhe kur nuk pritej ndonjë fund i bukur.
Megjithëse, shenjat e plagëve do të më shoqëronin gjithë jetës.
Ishin kaq të vërteta të gjitha që jetuam, sa harruam se dashuritë e mëdha e kanë një fund në gji.
Ato që mbeten pjesë e universit e shkruhen në shpirt.
Ne jemi mikrohëna e gjakut të Kastorit që rilind sa herë historia jonë shkruhet në të kuqe qiellit.
Lumturuar mijra njerëz që mahnitshëm na vëzhgojnë, gjetur qetësinë shpirtërore.