Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-ZGJIM I SOMNAMBULVE

Brixhilda Dede-ZGJIM I SOMNAMBULVE

ZGJIM I SOMNAMBULVE

Ekstremizmit kalon sindroma e çekilibrimit të rrezikshëm.
Çoroditur pemë pranverave të hershme të pa stinë.
Humbur syth, zverdhur gjeth, rënë diafragmës së çrregullt në vetmi.


Ëngjëlli yt i fshehur si shenjtor mëkatet hyjnive rrëfen.
Kur sy demoni ironzon, ngritur ura terri ferrit të pafund.


Të kthjellosh gjykimin për të mos qenë mizor duhet të bëhesh i dukshëm, paaftësinë të pranosh.


Shih, si kanë filluar të vdesin tokat.
Opiumi i gjumit litargjik vret,
fsherë shekujt në rrënjë pemësh të shartuara me shterpërim.


Të çmendurit, krejtësisht të çmendur si trysni e ajërit përqark, bredhin si molekula tridimensionale pa syth rrugëve të pa udhë.


Big brather, vipa, antivlera, sundimtarë të kazanit të madh që vlon të ziun gjak, shkaktuar prej plagë, në mungesë pijavicash, mjekimesh.
Gulçojnë venave të trupave të vdekur për së gjallë.


Për hir të dashurisë, qëndrova fshehur botës të deformuar, rrokur në mjerim e lotë.
Për hir të dashurisë, imagjinoj ëndrrat e së ardhmes, dashur e falur botën.
Në intesitetitin më të lartë të kohës, vibruar vizion të pastër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT