Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritBruna Gjoni Pervathi- Mrizoj n'sytë e tu

Bruna Gjoni Pervathi- Mrizoj n’sytë e tu

M’sheftas teje kam vizatue nji qiell t’mushun me lulkuqe ..
Dy gota me ven ..
Zogj t’ligsh dimnit ..
Kepa t’mushun me akuj pritjesh
Ty…
Ty t’kam ba diell…

Q’prej ditës kur m’puthe..
Shtegtoj …
M’shelem n’dryn ..
Lutem tinëz kur n’qytet bie këmbana
E kur nata l’shon hijen e frikshme ,i gzohem edhe yllit ma t’vogël t’qiellit prej letre

Ty t’kam ba diell…
Me m’ra rrezja jote e me m’zan përfundi
Me mi djeg t’tana teshat e trupit
Vetëm qiellin e kam veshun me rruba t’kuqe n’shenj dashnie

Q’prej ditës kur m’puthe
Mrizoj e rrethueme me sytë e tu

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT