Sa shpejt qe iku ajo nate
U ndjeva motra e secilit
Shqiptari ka zakon te arte
Thesar si kenga e bilbilit
Kendova himnin e Atdheut
O Nena ime Shqiperi
Si nje labe e mesdheut
Hapa krahet per liri
Nje gote mall,shpirti ma zbrazi
Kur pashe Shqiptaret e bashkuar
Nje jete te tere, me ha marazi
Pse Zoti ne, na ka harruar
Askush s’ma kuptoi emocionin
As mallin tim, qe pervelon
Vec pash ca zemra, qe gezonin
Dhe nje flamur, qe na bashkon!
