Pakt
Bëra nje marrëveshje me kohën
t’i fal vitet i thashë
e dy floket e bardhë nuk i fsheh më,
t’i fal dhimbjet- mësova ti luftoj,
kur rrudhat e fytyres të më shtohen
nuk mërzitem më,
çdonjëra ka nje histori më vete…
tregojnë se isha vajze lozonjare,
grua e nënë,
kur të bëhem gjyshe
do rilind
pastaj do vallezoj me shpirtin,
se ai nuk ka moshë..
me vitet dot s’ma mban
por fjalën nuk ia fal,
t’i shkruaj jetes,
nje letër dashurie plot mall
për të gjitha sa thashë.
Bëra një marrëveshje me kohën,
e pranoi…
