Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritBrunilda Bajri-Unë jam…

Brunilda Bajri-Unë jam…

Unë jam…

unë
nuk jam dashuria jote
e vetme,
që të bën të” harrosh” se duhet të marrësh frymë
kur kokën mbështes në prehrin tënd,
ndërsa mi përkëdhel flokët e iu merr erë.


… nuk jam dashuria jote as kur më prek qafën
me buzë,
pas veshit pëshpërit dy fjalë,
ndërsa mbi gjoks derdhet një varg perlash si kujtim.


… nuk jam
as kur pi cigaren që le
përgjysëm,
e të fsheh sytë e njomur
mbasi kemi bërë dashuri

.
… unë nuk jam dashuria jote,
e ëmbël,
e brishtë e fjalë pak,
zgjodha të jem
e “keqja” e domosdoshme.

… kur e humbet,
“dhemb” më pak!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT