Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritBukurie Binjaku-VETVETEN MOS HARRO!

Bukurie Binjaku-VETVETEN MOS HARRO!

VETVETEN MOS HARRO!
Njëherë në një kohë
Veten kisha harruar,
Shpirti derdhte lotë,
Pse s’e kisha kujtuar.


Kur qielli gjëmonte
Retë nuk zinin vënd,
Kjo zemër rënkonte,
Plot plagë anë kënd.


Vetveten të lënë pas
Dhe pse më ankohej,
Koha më bëri të plas,
Natë a ditë s’dallohej.


Kur amin një ditë vjen
“E imja je,” jetës i thua,
I urti shpërthen, tërmet,
Pak për veten u kujtua.


Sepse këtë jetë o njeri
E fali një Zot për të tërë,
S’lihet vetja në errësirë,
Ka nevojë, për pranverë.


Jap nuk pyes, sa marr
Dhe pse vetëm lënduar,
Shpirt i pastër, si kristal,
Fundit mirësia triumfuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT