Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritBukurie Binjaku-ENGËLLORE NËNË TEREZA!

Bukurie Binjaku-ENGËLLORE NËNË TEREZA!

ENGËLLORE NËNË TEREZA!

Ku je o nënë Terezë
Engjëll i kësaj bote,
Mirësia me shpresë,
Po të kërkoj unë sot.


Shpirtit tim je frymëzim
Të dua, porsi nënën time,
Engjëll qiellit, Diell ndrit,
Por unë të uroj, datëlindje.


O shqiptare, e dashur
Atdheut në yje krenari,
Kjo kohë na ka plasur,
Nga njerëzit me ligësi.


Mësimet e tua, amanet
I ruaj o nënë, në zemër,
Dua si ti mirësi, në jetë,
Shpirti yt, bukuri e emër.


Ti thoshe, të ndihmojmë
Kush vuan, shkoni pranë,
Të kemi gjallë, gjithmonë,
Fale ndihmë, në çdo anë.


Shikoni se ç’bën, mirësia
Nënë Tereza, s’ka vdekur,
Në zemrat tona, dashuria,
Brezave mbetur e patretur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT