Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritBukurie Binjaku-KOHË MODERNE!

Bukurie Binjaku-KOHË MODERNE!

KOHË MODERNE!

Sot jetojmë, në kohëra moderne
Minutat ikin, si urë që shembet,
Shpejton njeriu, si treni në shina,
Plot u mungojnë, “i kanë të gjitha!


Jetën e duan, jetën nuk e shijojnë
Beqarë-martuar, familje s’ndërtojnë,
Madhështi dinë, kur janë të pasur,
Zvogëlojnë shpirtin, lënë të varfër.


Shtëpi të mëdha, pak njerëz brënda
Gratë punëtore, nxjerrin merokama,
Fëmijët ua mbanë, grua kujdestare,
Nëna figurë nëne, me ta s’lodhet fare.


Rrugë e ortostrata, mbushur makina
Nevrikosen shoferët, turren vetëtima,
Ç’gjejnë përpara, jetën u shkurtojnë,
Kohë moderne, çdo ditë ngushëllojmë

.
Kohë moderne, s’të duhet më postjeri
Vinë letra pagese, rënduar nga shteti,
Njëherë e një kohe, atë mezi e prisnin,
Për lajme të reja, me sofër e gostitnin.


Kohë moderne, disa sikur ndihmojnë
Japin për tu dukur, çdo gjë publikojnë,
Shpirt i bukur jep përherë, pa kursim,
Tërë të mirat i tret, detit në dallgëzim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT