Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritBukurie Binjaku-KOHË MODERNE!

Bukurie Binjaku-KOHË MODERNE!

KOHË MODERNE!

Nga dashuria u linda, por pa dëshirën time
Dashuria më mban gjallë, përherë, përjetë,
Dy prindër të martuar, nderin e fisnikërinë,
Edukuar rrënjë shpirti, si fidan në çdo brez.


Për dinej s’ish nevojë, origjinal nga babai
Atë kohë nderi, kur gruaja ishte me besë,
S’dyshonte askush, regjistruar çerekfikatë,
Sot ndryshuar gjërat, si kripa në pekmes.


S’merret vesh kush është, babai i fëmijëve
Bashkëjetojnë, besën krejt e kanë harruar,
Modë e re, fëmijët në turmën e jetimëve,
Nënë e baba jetojnë, fëmijët të adoptuar

.
Rriten sipas fatit me prindër, jo biologjikë
E vërteta fshehur, deri në moshë të rritur,
S’përmbahet e vërteta del si pendë e lehtë,
Dikujt një fjalë, thjesht nga goja rrëshqitur.


Vajza a djali, prindërve ngurron t’ua thotë
Respekt e dashurinë e tyre, në shpirt i ruan,
Shkon nënës i shprehet, në zemër vë dorë,
Gërryer e vërteta, biologjikët, të mësuar.


Kohë modernizimi, kjo kohë e pazakontë
Ku fisnikëria po quhet, si një “qiell i vjetër,”
Çadra e familjes, mirësia dashuri e plotë,
Sinqeritet i njeriut, s’ka kurrë rrugë tjetër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT