Hapi sytë Atdheu im.
Mjaft robërinë durove
U zhdukt emri komunist
Boll këtë popull roptove.
Po ndrit një rreze e zjarrtë
Përmbi retë ngjyrë e grinjtë
Që copëtuan, tokën e artë
Me zemër gurë, shpirti ngrirë.
E vërteta ndriçon si Dielli
Të drejtën mbron përherë
Vonon, por s’pengohet qielli
Një ditë e drejta, sjell pranverë.
Të erdhi koha, popull shqiptar
Diktaturën mos ta kemi frikë
Patriotizmi na bën, guximtar
S’ka ligj në botë, në errësirë.
Haku i popullit, nuk humbet
Lot i nënës, një Glob peshon
Kur mbushet kupa, zë e derdh
Se Shqipërinë, Zoti e bekon.
