DHIMBJE…..
Aty ,kur dhimbja si termet,
Godet deri në asht të shpirtit,
Bota e tëra nër këmbê shembet,
Copa , copa thyer si gotë e qelqit.
Dhemb sa dhemb, si kancer,
Botë e egër , me dyftyrësi,
E keqja , (e liga) para të merr,
Ti që jep aq mirësi , dashuri.
O lot im tregoi vargut atë,
që goja nuk e thot dot,
klith pëshpërit sylotum pa zë,
E tillë pra qënka kjo botë.
Vuan, zgjidhje nuk gjen hesht.
Vetëm lotët ke ngushllim,
Zemra si bishë, ulëret, bërtet,
Loti i pastër thonë ka sherim.
Brenda atij loti ka një mallkim.
Uni yt zemrës i lutet në pafajsi,
Duro, bëhu e fortë ka lehtësim,
A thua vallë, a ka mundësi?
Mbase ka nuk e di veç jo tani për tani,
Trazuar dhëmbja, shpresa,
Përplasen si dallgët e një oqeani,
Ti je në një varkë ku e merr era.
Pret që dikush të shpëtojë
sa ironike,kur ti mirë e din,
Që ty të shpëton veç vetvetja.
