FJALA E MIRË..
U grindën keq një burrë e një grua,
Sharje fyerje ,për çfarê një zot e di ,
Ata që dikur bashkë ishin si mish
e thua,
Sot , ata duken si nē njē arenë luftimi.
Në sytë e fëmijëve një çmenduri dramê,
Aktorë të krisur, pa etikë ,pa kriter,
Ti zotëri nëse je i tillë ,e ti zonjë e ranē,
Matni fjalët që tē dy ,lemeritët dynjanë.
Pushteti i fjalës ,si pesha e plumbit,
Fjalë e mirë si mjalti nē hoje po qe se thua,
Fjala e rëndē eh ajo godet si cepi i gurit,
Mjerisht , të tillë ka plot e kujt i ia thua
.
Trimohet me gruan e godet me fjalë e grushta,
Ajo si nëpërkë do ta lëshojë helmin e saj,
Po ku i’au shpjen ju trutë mushka?
Kur fjala del, kthim nuk ka më pastaj
.
U zunë aq keq miq ,një prindësi ,
Ndarja mos sot nesër do trokasë
Oh po çfajë kanë të gjorët fëmijë
Të jetojnë dramën e nënës e të babasë.
Këto janë sprovat e kësaj bote të mallkuar,
Lum ai që i jetoi ato pa u shkatërruar ,
Mendoni kjo dynja është kalimtare,
Fjala e mirë , gjithmonë ka dalë fitimtare.
Durimi nuk blihet as me para,
të dyja bashkë ndërtojnë kala.
