Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritBukurie Bucpapaj-POEMA E MËRGIMTARIT.

Bukurie Bucpapaj-POEMA E MËRGIMTARIT.

POEMA E MËRGIMTARIT.

Seç më erdhi nji amanet nga mërgimi,
Çikë vargëzo ca fjalë Naimi,
Trego sa i rëndë është
dheu i huaj,
Jo s’ka si atdheu yt , po vuaj.


Vajzë ,vajto ti në rrjeshta ,
Qaj në vargje të vjershërimit,
Malli më ka marr për ato kreshta,
Me e pa lindjen e artë të agimit.


Shpirti m’u tret ,u dogj nga malli ,
Për pragun e shtëpisë , ku u rrita,
Eh ! bukë e gojës,,larguar nga halli.
Shkova i ri ,pleqērin e prita.


Sa herë m’kujtohen fjalët e nanës,
Flokët m’i prekte në dritë të hanës,
Mos biro,mos shko , mos ik ,
Me njëqind halle të kom rrit.


Nana të do bir afër vedit,
Me ia ni nipit ,mbesës lezetin,
Mos ma m’shil pragun e derës,
Lulet mos ia thaj pranverës.


O kurbet’i kjofsh mallkue,
Na i more djemt na le shkret,
Flokët m’thine rinia ka shkue,
Gjaku , djersa tek ti m’u tret.


Pa m’nigjoni ju moj rini
Mos lakmoni kurbetin e zi,
Në dhe të huj askush nuk të flet,
Në vendin tan je sokol je mbret.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT