Saturday, April 11, 2026
BallinaVitrina e libritBukurie Bucpapaj-Rrëfehem, Atdhe!

Bukurie Bucpapaj-Rrëfehem, Atdhe!

Rrëfehem, Atdhe!

A t’u rrëfeva ndonjëherë ,
Ty ,atdhe, se lulet t’i pata numëruar?
Edhe yjet xixëllues në natë -vere,
pa harruar zogjtë qiellit fluturuar.


A të pata folur për guralecët ,
Kur lozja me shoqet në oborr,
Në kujtesë arkivuar mbetën…
Po peshqit që zija te liqeni tonë?


Sa netë pata vëzhguar me kershëri,
Hënën, herë të plotë , herë drapëruar,
Barin e njomë, krojet, ku ujë kam pirë.


Do të rrëfej, Atdhe, se dheun tënd,
Bëja “gatim”, kur lozja shtëpiash,
Para pallatit me shoqe ,mbaje mend,
Qesh me vete, me lojën “rrasavijash”.


A të rrëfeva, Atdhe, për malet alpine,
Bukuri marramendëse… Ç’sublimitet!
Ku hënëza fshihet në natëvonë,
Sikurse dielli, aty lind, aty perëndon.

E, pra ,dije, o Atdhe, kam mall,
Mall që nuk e fsheh dot,
Qaj me germat e mia në varg,
S’turpërohem për ty të derdh lot.


Se je dheu më i shtrenjtë,
lindja, perendimi më imahnitshëm në botë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT