Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritBukurie Bucpapaj-TY LULE VJOLLCË

Bukurie Bucpapaj-TY LULE VJOLLCË

TY , LULE VJOLLCË

(Kushtuar gjitha femrave që janë si lulet , kur humbin dashuritë , morali bie , por ato çelin përsëri, madje ma të bukura)

Ti po kërkon një dashuri që u shua?
ndoshta një ndienjë që të mashtroi?
Vashëz moj mblidh ato mentë e tua,
Vdiq tashmë nuk është më ,iku, shkoi.


Fshij kujtimet , përjetimet, fotot grisi,
Vallë ti zemrës a do ia shkulësh mallin?
Atë mallë që shpirtin ta djegi , ta molizi,
Mblidhe veten bëhu e fortë zemërluani.


Paj ti je lule e bukur e dëshiruar plot aromë,
Ngrije kokën lart ti,në ditëvjeshte,
Në këtë botë të egër ,jo gjithmonë,
Ka dashuri, lumturi të arta , të përjetshme.

Rrënjët i ke të forta do çelësh përsëri,
Sapo të vijë njajo e bukura pranverë ,
Sythat do të shpërthejnë plot hijeshi,
Atëherë do ta kuptojnë sa ke vlerë.


Lule vjollce moj ,,,blerofsh përherë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT