Monday, December 29, 2025
BallinaLajmeBurri e bën për spital bashkëshorten dhe ikë nga shtëpia, Policia vihet...

Burri e bën për spital bashkëshorten dhe ikë nga shtëpia, Policia vihet në ndjekje të tij

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Gratë janë ato që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët dhe kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Lipjan, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja e ka denoncuar bashkëshortin e saj, për të cilin thotë se e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor.

Njësitet janë vënë në lëvizje pas denoncimit të rastit, por nuk kanë arritur ta arrestojnë personin e dyshuar, pasi i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe po qëndron në arrati.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT