Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritBursë pasunore rinore-Andris Lleskai

Bursë pasunore rinore-Andris Lleskai

Bursë pasunore rinore
————————————

Për pare s’e kisha ble asni libër
e i kisha kursy’ nja 10 milionë.
S’kisha pi asni gotë, shishe a litër,
artistve n’rrug’ s’u kisha dhuru medalion.
E kisha lanë pa e djegë asni cigare
e n’vjetë do i kisha sa milionë pare.

Për pare isha feju me cucë ministri
ani se ajo s’e kishte as ni shej morali.
Për pare s’i kisha folë asni artisti,
as kisha ble biletë teatri, festivali.
Do e kisha ba naj provë hileqare
me ia futë nanjanit, veç për do pare.

Për pare e kisha riputhë te Parku Rinia francezke,
s’kisha braktisë ni martesë Parisi në muze arti,
për pare do ishim rikthy për ni jetë markeze,
kisha pranu bashkë me i prishë at’ çerek miliardi,
në “Pettite Palais” lulerrits në ni jetë kopshtare
e çdo fundjavë botën e kisha shëtitë me pare.

Për pare s’do isha lidhë kurrë me studente,
as kisha bashkjetu me njanën nga cang i vorfën,
s’kisha mbijetu tu numru qindarka e cente,
për me u nda me ta kisha pranu me pare torbën.
Për pare e kisha shita fisnikinë krenare,
e kisha pranu çdo lloj ofendimi, për do pare.

Për pare kisha ba biznes për Krishlindje, Bajram,
e s’e kisha shërby as ni kafe pa pare,
për pare djersën e huj e kisha hangër sagllam,
e kurrë s’i kisha nitë as edhe ni fjale.
Por dije se në jetën teme djaloshare
e emja zemën s’m’ka kërsitë për pare!

Andris_Lleskai

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT