Ylli i Interit, Hakan Calhanoglu, thuhet se ka refuzuar një ofertë me vlerë 18 milionë euro në sezon nga skuadra e Superligës së Arabisë Saudite, Al Hilal.
Mesfushori turk është një nga lojtarët kryesorë të Simone Inzaghit, me shtatë gola dhe tri asistime në 17 paraqitje në Serie A këtë sezon.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Al Hilal e ka tunduar 29-vjeçarin me një kontratë katërvjeçare me vlerë 18 milionë euro në sezon, por turku nuk është i gatshëm të largohet nga Giuseppe Meazza në janar.
I njëjti propozim do të jetë i vlefshëm në fund të sezonit, raporton Gazzetta dello Sport, por Calha tashmë kishte refuzuar t’i bashkohej Superligës Suadite verën e kaluar.
Ish-mesfushori i Milanit nënshkroi një zgjatje të kontratës me Interin në korrik të vitit 2023 dhe marrëveshja e tij aktuale në Stadio Meazza përfundon në qershor 2027.