Skuadra e Real Madrid përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar se trajneri, Carlo Ancelotti ka rezultuar negativ në testin për COVID-19 dhe do të jetë sonte në ndeshjen ndaj Chelseat, transmeton Gazeta Metro.
Para pak çastesh nëpërmjet faqes së saj zyrtare është njoftuar nga klubi i Real Madridit se trajneri, Carlo Ancelotti do të udhëtoj për në Londër këtë mëngjes për t’iu bashkuar kampit stërvitor të ekipit të parë.
Ai mungoj në ndeshjen ndaj Celta Vigos në La Liga të shtunën pasi që kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, ku skuadra udhëhiqej nga djali i tij, Davide Ancelotti.Los Blancos’ sot në Londër përveç që kërkojnë fitoren për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ata kërkojnë edhe hakmarrjen ndaj Chelseat e cila vitin e kaluar i eliminoj në gjysmëfinale
