NUK LODHEN SË SHKRUARI POETËT
Qysh prej kohësh të vjetra,para shekujsh
Nuk u lodhën poetët poezi duke vargëzuar
Shkruajnë per gjithçka të bukur e të shëmtuar
Atë ç’ka nëna Natyrë na ka falur e dhuruar !
Male,fusha,dete,liqene e lumenj,
i shndërruan në fjalë,në vargje,në poezi
Sjellin Njeriun me gëzimet e dertet e tij
E atë më të bukurën,të madhen Dashuri.
E gjatë,e lodhëshme,kjo maratona e poezisë
Njëri brez poetësh ja kalon penën brezit tjetër
Ja Naimi i ndrituri, i madhi poet i Shqipërisë
Poezinë i lë amanet “uraganit Migjen”, mjeshtër.
Poezia e tyre,si lule që s’vyshket asnjëherë
O zot,sa e bukur,sa e ëmbël si magji
E përjetëshme ajo që ata kanë lënë në letër
Shpesh pyes veten :”Ç’farë race janë poetët ” !?
Edhe në kohët më të turbullta,të errëta,
Poetët veç dritë sjellin me të tyret poezi
Si “qiriri” për vete u dogjën, u tretën,
Që botën më të bukur ta shohim , unë e ti!
Ja, dhe në këtë shekull të ri të marrëzisë
Qiriu i fikur i Dritëroit tonë,ende bën dritë
Eshtë art i madh, i pavdekshëm ai i poezisë
Që me mesazhin e jetës na çojnë perënditë !
PORTRETI YT
Tek stoli i vjetër ulem ngadalë
Në vënd të telajos marr veç një fletë
Vështroj imazhin tënd,s’them asnjë fjalë
Dhe një mall se ç’më mbuloi si vetë retë.
Ç’të bëj, a mund ta hedh të madhin mall?
Ndaj sytë e shkruar zë dhe vizatoj
Ah, ç’më ndez ky veshtrimi yt i rrallë,
Kur pikturoj buzët e bukura , nis e fërgëlloj.
Ah kjo, fotografia jote, që rri si e gjallë
Më mbyt dëshpërimi,nis e lotoj
A mundem, s’e di a do mundem vallë?
Që buzëqeshjen tënde, ta pikturoj?
Ah, sa frikë kam, stepem një çast,
Dhe lapsi në dorë seç më ngrin,
Kjo natë mes ankthit qënka shumë e gjatë,
Mendimet e vyera errësira seç m’i përpin.
E braktis fletën, dhe tutje lapsin hedh
Vështrimi yt përbrenda më shndrit
Mendimet e bukura dhe puthjet i mbledh,
Portretit tënd filloj i jap shpirt sërish.
MUNGESË
…
Ditët e mia janë të mbartura me mungesa,
por më shumë më ke munguar ti.
Ndërsa përbrenda mbushem me shpresa…
Shushërimat dhe aromat dehëse më rrinë përbri.
Vërej fytyrën time, si më zbehet nga zbrazëtia
Më shterojnë mendimet dhe ngurtësohem
E etur ngazëllehem për ditët e mia
Mes marrëzive të hershme rri e mendohem.
Një dhimbje gjer në kockë më ther
them se vetë jeta është një Zot mbi ne
Është prehja, ku ofshamat e mia nxjerr
Dhe përhumbem në qiellin e grinjtë me re.
Më mungon… dhe s’e di sa do t’zgjasë kjo mungesë,
Dua të prehem në trupin tënd … e mandej të vdes,
Nuk dua kurrë ta dëgjoj fjalën “harresë!” Ashtu mallëzuar yllin e mëngjesit pres…
