Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Begu Davë

Çaste poetike me poeten Begu Davë

Sa herë shpirti errësirash endet

mendja i falet të bukurës poezi,

si frymë e nxehtë brenda nesh jeton,

në vargje qepen plagët e t’gjitha dashuritë.

Përkëdhelemi mes rrjeshtash plot dritë

dhe zhdukemi mes shkronjash t’varme,

që rrinë në muret e zemrës e t’shpirtit lirë,

ngjallemi e paqësohemi me t’bukurat poezitë.!

Kam qesh e kam qar.!

Gjat ditës kam qesh…

Po,po kam qesh me t’madhe

Shum her edhe n’mes t’rrugës,

N’turm njerzish t’pa njoftun

Ee me fytyra t’ngrysuna

Habitshëm m’kan pa !

Me pshtjellim e sy t’zgurdullum!

Po askush” s’më ka kuptua,

Pse kam qesh si e marr

Nëse qesha se jam g’zua

Apo kam qesh

Për t’mos qar me za.!!!

Kam qesh pra !

Që dhimbjet të tremben

E zemrën mos me vra.!

Gjat natës kam qajt….!

Kam qajt ashtu n’heshtjen time

Pa m’pa e pa b’za”

Jam mbyt n’detin e lotëve t’mi

E syt m’jan m’shel t’qorrum

Prej lotëve t’shllirët ,

T’tham n’për faqe e n’për buz,

E n’gjum t’natës kam nis me andrru

Kam fol me vete,

E prap lot kan nis me m’shku.

Kam qar….

Kam qesh…

E kam andrru !

Brenda vetes gjithnji kam hesht

Me forc t’shpirtit jam qu n’kam

Kam qesh e prap kam qa

Pa u dorzu e pa b’za.!

Mos u afro…

Më lejoni të përjetoj qetësinë time

Vështrimin mos e hidhni mbi mua

Si furtunat kryeneçe po më shjetësoni

Shkoni në djallë, ikni shumë larg

Se afër s’ju dua.!

Ju” manjakët që vini heshtazi !

E s’njihni kufinjtë, ç’më pandehni mua!?

Në varrezat e mia të mendjes

Më lërni, e mos mu afroni kurrë

S’trukuni aty si lepujt në strofkullën tuaj.!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT