Ulur më rri mbi qerpik,
të mijat balluke të bëjn hije,
Loti buzët ti lag ,
kur shpirti më ka dhimbje!
Unë të ruaj fort,
më shumë se sytë e ballit!
Shpeshherë lotët qortoj,
ty mos të lagin ballin!
Nuk arrij dot të të urrej,
por dhe të të dua kam frik,
por,gjithsesi, ti brenda meje jeton,
një pjes e shpirtit të urren
dhe ,pjesa tjetër të dashuron!
Më mbaruan fjalët,
fuqia e shpirtit u shter,
të gjitha fjalët i hodha,
disa në letër,disa në detë!
Të gjitha i fala,
Asgjë nuk mbajta për vete,
veçse emrin tim,
që do e kem dhe pas vdekje!
Kam dhe emrin tënd,
as atë nuk mund ta hidhja në detë.
Atë e kam stolisur me timin emër,
në një nga fletët e shpirtit,
që në heshtje bërrtet!
