Cuca e Salës…
Në katrorë e rrugës kur luaja rrasash,
krejt e vetme,
trastën me libra,
nderja në një hendek në baltë,
hartoja mijëra ëndrra,
në gjeografinë e madhe,
sa bota,
aq të largëta viset e atdheut,
saqë ajo pjatë diell i fshatit tim,
si vezë surbull,
e harruar pas lojës,
e djersitur,
e uritur,
ho- hop- hop,
plot energji,
vetëm, luaja/ luaja,
një, dy, tre,
shpiash
kryefjala/ kallëzuesi/ fjalia/
fizika/ zoologjia,
hidhesha e hidhesha pupthi,
(kur kalimtarët më bërtisnin në rrugën me dhè),
-oj cuca e Salës,
– çbën më rrugë,
-po luaj,
– pse nuk shkon në shpi,
-nuk dua, nuk dua,
-ku e ke edukatën,
oj cuca e Salës,
-në çantë,
dhe cuca e Salës hidhej e hidhej,
deri në qiellin e lirë të vajzërisë.
për mua nuk shkruan askush,
asnjë lajm për besë,
asnjë lajm,
asnjë fjalë,
jam një pemë e harruar,
sa mijëra duar,
më përqafojnë si ferrnajë egoiste,
me lëvdata si mendje ndritur,
mendjehollë,
enciklopedi,
por as në gazeta,
as në radio,
as në TV,
nuk më pranojnë
se dyert e tyre të rënda,
më shumëzojnë shëmtinë time,
kur para pasqyrës më gjallmon,
në ditët e mia të vetmuar të kafesë,
rrethuar me frymën time,
në muzg,
në muzg,
jeta ime
fly… fly…fly,
vetëm ti më dashuron,
përse…??!
Sytë e botës…
E përhime grija,
si takë femre,
pluskoj në gjysmëgotën e kafes,
përtej lulejargavanit,
një Kurtizane vallëzon,
tangon e shiut,
në tejciklosjen me rrathë të ujta,
ku sytë e akullta të një lypsari fatgrisur,
në mijëra kërthiza të thara mjerimi,
(mitërkalbur hemisferash),
ku farësperma pllenon perbindësha vrasjesh,
si falanga të ndryshkura,
qiellgervishtëset e xhamta,
përmbyten në Amazonën,
e indigjenëve akoma lakuriqë…
Interneti,
farëkalbur në bjerrakohën,
me njerëz të humbur,
në burgmendjen e frikës,
katapultohet në semaforë,
majmunësh hibridë,
me robotë vrastare,
anëkënd globit…!
Dua të bërtas,
të ulëras,
të iki,
të vrapoj,
në metronë e frikës së “mea culpa”-s time, farëthartë në pelenat gjakgjelbër,
(të hiponozës së murgjeve homoseksuale,)
në manastire të pista,
me sperma të qelbura mëkati,
ku pedofilët e fëmijēve,
gllabërojnë shampanjë me hajviar,
sallave mondane me erëkande parash.
Unë vejane,
si Zhan ‘Dark,
si nënë surrogate *
endem udhëqiejve me lëkurë ere,
të rrudhur nga diejtë e shkretëtirave….!
Dëshpërimisht thërras:
ZOTI IM,
ku të shkoj??!
