ZBËRTHIMI I SHPIRTIT NË KOHË
Këtë mëngjes brishtësie u zgjova e trishtë
Nëpër kapilarë, gjaku rrjedh si uji i trazuar
Në shpirtin tim dielli përkëdhel sytë e etur drite
E unë zbërthehem si një lule e vetmuar mbetur
Fshehur prapa gjetheve mali braktisur yjesh
Në ekuacione me shumë të panjohura shifrohem
Më gjej rezultatin në hartën e shkarravitur qiellit
O bushtër natë pse ma vjedh qetësinë shpirtit
Ma helmon ketë ditë ende agimi pa zbardhur
Me ëndrrat që më nëpërkëmbin në pusin e errët
Diellit i humb kuptimi në shikimet e grisura malli
Ngjyrat e jetës gjakojnë në piktura arti tretën si hije
Mos ma ndal frymën që të marr krahë horizonteve
Fillojnë rrugët e panjohura mjegullës pafundësisht
Që më shpie drejt teje si meteor djegur në vetvete
Ti kishe zbërthyer shpirtin tim në kohë shpresëjetë
GRUA
Ti ngrihesh në mëngjes përshëndet gëzimin
Ti mesditës i falë shumë dritë
Ti mbrëmjen e injoron
Për ti futur lodhjes frikën nën eshtra…!
E
Mëngjes
Drekë
Mbrëmje
I bënë të qajnë për ty
Buzëqeshja yte sashtrisë
Ti
Gjinia e bukur femër …!
Pejsazh i bukur
Pranverë
Fluturim je…!
DIELLIT FALË I QOFSHA
Sa e brishtë nata
kur në mendje
tërthurren kujtimet si heroglife të gdhendura gurit shpirtit
Koleksion që don pluhurit ti frysh
ato janë të lexueshme
të gjitha kanë kuptim, janë shkronja alfabeti zërit që akull ngrin
Po ku lindi dashuria
në Egjipt, Kinë, Indi apo në kontinentin e ri
Stoli kujtimesh të natës së bekuar
edhe kur qanë a gëzon ti ..
Po pse kohë e vjetër e artë mbetet vallë
fotografi, pikturë e buzëqeshje e tharë
të gjitha të gdhendura si stoli në ballë!
Po Zoti ynë i madhërishëm
pa laps e pa ngjyrë
ka stiluar shpirtin për t‘kërkuar ndihmë
edhe kur të luten e ashtu në kryqëzim
diellit falë i qofsha
deri në amshim…!
