Sunday, March 22, 2026
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Maki Maqedonci Canolli

Çaste poetike me poeten Maki Maqedonci Canolli

AMANET

Kur një ditë të vjen koha

nga kjo jetë të ndahem,

ju lutëm mos më qani

e as zi mos mbani.

Mos derdhni lot për mua

sepse nuk dua vajtime,

në cicërimat e zogjve

do t’ua lë këngën time.

Sa herë që vjen pranvera

natyra kur merrë gjelbrim,

aty do të më keni mua

bashkë me vargun tim.

Një amanet po ua lë

nuk dua varr mërgimi,

dua në tokën time

të më tretet hiri.

Dua të bëhem baltë

te toka që më lindi,

jo një varr i huaj

ku qyqen e zë trishtimi!

SA E SHTRENJTË ËSHTË LIRIA

Prej se ra pandemia

lëmsh u bë kudo njerëzia,

u hap frikë dhe panikë

çmimet ngriten për çdo ditë.

Me ju betu me bibël e kuran

pak kush atje t’beson,

nga dy punë njerzit tuj punu

pêr me mujt me mbijetu.

Tani filloi edhe lufta

u rritë panika edhe frika,

trefish na u ngritën çmimet

humbin mallrat edhe ushqimet.

N’këmbë është ngritur e tërë bota

sy e vesh kah Europa,

Ukraina tymë e flakë

hiq më mirë s’pritet n’Ballkan!

Njerëzit në shpirt janë helmuar

depresioni i ka shkatërruar,

humbin punën edhe shtëpinë

t’i bëjnë pagesat buxheti se mbërrinë.

Belbëzojnë me lot në sy

kah t’ja mbajnë nuk din njeri,

dikund luftë për mbi jetesë

dikund luftë vdekje a jetë.

Disa i qajnë paret e xhepin

disa me vjedhje lëkurën ta rjepin,

dikund tornado dridhë tokën e detin

disa ujkun në pritë po e presin.

Gjithkund në botë po vlon njerëzia

sa nga lufta sa nga pandemia,

ca të tjerë Lirinë po e dojnë

por as një cent pêr të s’dojn t’hargjojnë.

Eh, sa e shtrenjtë qenka Liria!

Pak kush e paska ditë,

ata qe gjak e jetë i kanë dhuru

shumë më shtrenjtë e kanë pagu.

Këtu thonë amerikanët

çfarë tregoni ju t’Ballkanit,

masakra e t’merre kur mos pafshim

edhe dollarin e fundit nëse japim.

I japin vehtës shumë gajret

se çdo luftë ka krizë të vetë,

por janë krenarë me kokën lart

që Amerika i sundon barbarët.

Kudo shtrihen nëpër botë

t’gjitha forcat edhe bazat,

populli amerikan ata i mbanë

duke i paguar shumë shtrenjtë taksat.

Sot, aty i ka Kosova edhe Shqipnia

krahë për krahë si ëngjuj mbrojtës,

n’krah po i dalin edhe Europës

si shpëtimtarë të mbarë botës.

N’këmbë janë ngritur ca tregëtarë

të pashpirt sikur barbarë,

po dojn popujt për me i rjepë

tuj i trashë xhepat e vetë.

Sa e shtrenjtë është Liria

na treguan trimat e saj,

gjak e jetë ata ja kan dhuru

disa as me pare s’dojnë me pagu.

A MUND TË FLASIM KUQ E ZI ?

Dhe Isa Boletini prapë ishte vonuar atë ditë

Në gjysmën e ditëlindjes sime,

Në Nëntorin e tretë në shkurtit 2008,

Me gjysmën e shpirtit të qeshur,

Në vendlindjen time.

Me njërin skaj të buzëve

Puthte flamurin e kombit,

Me tjetrin skaj,

Flamurin e shtetit më të ri në botë,

Të gjysmës tjetër të Shqipërisë,

Që ka emrin Kosovë.

Dy ngjyrat e Flamurit shpirti i tij kishte.

Njëra Isa ishte,

Tjetra Boletin dëshirë të quhej kishte.

Urime, Kosovë!

Mëvetësinë e gjakut tënd gëzoje!

E kuqja uronte me valët e flamurëve të botës.

Nën hijen e luleve,

Përkundur nga tanku i paqes aty.

U ndal pak e frymë thellë Isa mori,

Si t’i çahej atë ditë po i bëhej krahërori,

Kur nëpër gajtana të tirqve

Ngjyra e zezë po nxinte,

Si vetëtima që zbret në tokë prej mali,

Përçuar nëpërr një shufër metali.

Ashtu si përçuan vargjet e mia,

Gjysmën me Isa, gjysmëm me Boletin,

Kur mbi dy gjysmat

Shqiponja me flatra rri përpjetë,

Shkruan me pendë në qiell

Datën e nëntorit të vërtetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT