KRONIKAT PËRSËRITEN..
Si zakonisht mbrëmjeve shohë lajmet,
ekranit shfaqen aeroplanë, predha, tanke,
njerëz të gjymtuar, të vdekur, të sakatuar,
një shfaqe mjerane, barbare.
Kronikat përsëriten e përsëriten,
gazetarë e intervista pa fund,
nëna me fëmijë, të moshuar, gra shtatzana,
në rrugën pa busull e drejtim kurrkund.
Në një dorë fëmija, në tjetrën një valixhe,
në çantën hedhur supeve u rënkon jeta,
shpirtit u shëtisin të marsit dallëndyshe,
kraharrorin u rreh një pëllumb shprese.
Në zemër të marsit po bie borë,
ngrinë gjaku me plumbin në zemër,
kuqëlon mbi gjijtë e tokës shqyer me zorr,
dhe zogjtë s’fluturojnë më erës.
Një dorë hirin e kobshëm trazojë,
i shoh tribunave lakmitarët manjak,
veç buza kur u flet, vdekjen ndjellon
në kurthe fjalësh vendimëmarrë.
Zjarrin që ndezën, do shuhet dhe me frymë,
me frymën e njeriut që mbronë Atdhenë,
Prometeu dha zjarrin të ngrohë, zemrën, njerinë,
e jo për tu ndezur plagëve zjarrë.
Në mbrëmje tek shoh lajmet,
të shekullit që ha vetveten,
mos qiellit të nxirë korb,
nisin yjet e feksin.
Enigma e njohur
Në vend të një monologu të gjatë “Kështu është jeta!”
Një dhelpër pa strofkë
vrapon pas pulave e lepujve bardhoshë.
Një rinoceront gjigand
vihet para milingonës punëflorinjtë
Një gardian ruan syçelur
me armën e mbushur në dorë.
Mos u çuditni kurrë
dhe ai mund të shkojë pas qelive të ftohta një ditë
Një miliarder firmos çeqe
një tjetër numëron në çimento qindarka.
Avionë maten me retë qiejve
po diku breshkat zvarriten në ferrë.
Ka njerëz të shenjtë
po ka dhe vrasës që i mbulon pabesia dhe nata.
Shkronjtarë që bëjnë enciklopedi
por dhe të verbër që s’hapin asnjë fletë.
Dikush numëron dhoma, tualate,
Pishina, kasaforta të koduara.
Dikush shtron gjellët mes dritash
A në pjata porcelani ardhur nga Kina.
Dikush gjakos putrat
Pas një gomari me shkarpat e ngarkuara.
Dikush thith pështymën
Në fytin e thatë, të uritur, ndër vetrina.
Dikush përgjërohet pas dashurisë/
Që zemrën si lulishte ta zbukuron.
Dikush vrapon të firmosë divorcin
Në ca dyer të rëndë gjykate.
Diku zëri të meket i lumtur
Kur në skenë një këngë të artë dëgjon.
Diku sheh një invalid
Që pas një paterice të drunjtë kapet.
Vrapojnë si të çmendur
Të flasim për ta në sheshe madhështorë
Sherrohemi në tribuna, ekrane
Në libra luksozë a gazeta.
Kërkojmë ca Çelsa
Për enigmën që si lak na lakon
Dhe grindemi fort me vete
Se nuk ndryshojmë dot këto Ligje të Rrepta.
E sërish,
diku në tryezë dhe kur na vjen në sy vdekja.
Themi njëzëri: “Ah, kështu qënka jeta!!”
MALLI PËR TY.
Kur s’të kam pranë,
shpirtin e bëj telajo, e zemrën penel.
Të pikturoj me ngjyrat e mallit,
i ngjyej te buza ime, që më është pjekur si qershi nga zjarri për ty,
dhe kur ja ngjit buzës tënde,
aty në pikturën varur shpirtit tim,
digjem e tëra në ethe.
Kur s’të kam pranë,
mallin e bëj vapor në shpirt,
hap velat, – ty, ty, ty,
jam gati për nisje.
Vi e të gjejë.
Qershin e pjekur të buzëve,
më këput Ti.
