SOFRA
femijeve te rritur
para kohe ne Kosove
Syrin e kane
cdohere te ngopur
urine qe moti e kane ngrene
cdohere kur lepijne me gjuhe
buzet me shije te njelmet
falenderojne zoterine
me zemer te thyer
gjthmone paq zoti te dhashte
kur e ndajne buken e pjekur
ne diellin e femijerise
ne hirin e kerkimeve te humbura
koren e forte e zbusin me lote
ju lutemi mos ia shkelni sofren
sofren e futur ne mesin e shtepise
zogjte te ulur rreth tij
me shije i hajne thermijat e skamjes
gezohen per ekzistencen e tregut
rritjen e vet e varin ne germat e abetareve
e vrapojne pas rrezeve
syrin cdohere e kane te ngopur
urine qe moti e kane ngrene
SERENADA
Dje kënduan serenada
nën dritaret e hapura
bukurive magjepse
zgjuan shikime mbi palmat e fjetura
e palmat e fjetura perkulenin
nga tingujtë romantik
Sot një djalosh
në trotuar
pa më njohur fare
më ndal
thot nuk e adhuron Mocartin
kitarë nuk ka
më dashuron
Më fton
në disko
të vallëzoj me cmendinë e botës
të dehem me vetveten
të shikoj pasqyra rreth vetes
ecjen e dritave të neonit
Nuk kam fytyrë shumngjyrëshe
sonte të bëhem shëmtia jote
E kjo është thua ti
serenadë e shpirtit tënd të dashuruar?
NYJE E AMSHUAR
Shikimi hijerndë
i përjetëson udhëtimet
e qenjes sime pa kokë
C´t´i them kësaj dite të lodhur
kjo pret kot fjalën time
të shtruar brigjeve të heshtura
Kujt t´i them
ta zgjojë nga gjumi
mëngjesin e harruar metropoleve
Koten shpresat
për kthim
në nyjen e amshuar
Lind vala e re
në detin tim ëndërrimtar
Eja dhe mi zgjo stinët
sepse mbeta peng i kohës
së pamëshirshme.
