Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Zyra Ahmetaj

Çaste poetike me poeten Zyra Ahmetaj

KAM ARDHUR TASHMË.

Një tufë me lule kisha pregatitur,

një simfoni emocionesh poetike,

në gjuhën tuaj me gaz tua sillja,

sapo e bukura pranverë të çilte.

Tashmë kam ardhur s’qëndroj dot larg,

ndërsa aty shuhen kaq shumë jetë.

Me krahët e një pëllumbi,me një bluzë të bardhë,

kam hyrë mes jush të mbledh amanete.

Lotët i bashkoj me lotët tuaja,

gjersa një lumë të lajë çdo mikrob,

nga një përqafim familjar tua fal,

atyre që i kerkon pran vetes i madhi Zot.

Qëndro Itali, o zonjë e madhe,

Do ikë kjo e keqe qëndroni në jetë

nga këtu ju sjell Zeusin pellazg,

ta përvëlojë kovid nëntëmbëdhjetë.

Tashmë kam ardhur si një zanë bjeshke

në krahë të pranverës, diell pas errësirës,

në të gjithë globin i thërras jetës:

qëndro mes nesh, mos të dridhen çerpikët!!

Tashmë kam ardhur, jam aty me ty,

pran dragojve bluzbardhë-herkul,

Shkele me çizmen gjigande balozin e zi,

Për fitoren, prano dashuri dhe lule!

TROPOJE _ FLAMUR I BUJARISE

Moj Tropoje-bukuri e rralle,

me keto fusha-lule dhe bare,

pisha te larta gjelberoshe,

si kristal te ftohtat kroje;

me keto male koken te rete

qe gjithmone e mbajten nalt.

Kullat tua–gure dhe drite,

jete dhe mot diten me prite

Moj Tropoja me bajrak,

ke dhene buke dhe ke mbylle plage,

-Flamurtare e bujarise,

-Nder i kombit dhe lirise.

Krahet Shqipes ja mjekove,

fluturimin ja lehtesove.

Nentedhjete e teta-vit i zi

sulmoi shkjau ne Dardani,

i vret njerezit, krejt pa te drejte

qe nga plaku te femija ne djep.

Tym dhe flake gjer te dera,

ne Tropoje u ndal pranvera.

Tropojani eshte me emer,

atij i çel pranvera ne zemer;

Kosovarte vijne renda-renda,

hapur dyert hapur zemra.

Vijne dardanet zdesh dhe zbathe.

Tym dhe flake katundet mbas;

djemt luftojne dhe dridhet toka,

keta me zemra; serbt me topa.

Qe krenare t’mbahet Shkelzeni,

per malesine qe ka rreze vedi,

ne pritje doli gjithe popullsia

qe lirshem t’ju vijne te shtepia

pleq te lodhur,gra dhe femije;

te rraskapitur ne rruge te veshtire,

te pa ngrene dhe te pa pire.

BEBEVE, lekura u ka rene cope….

-dhimbje ndjeu dhe vete kjo toke.

Nder gjithmone Bytyç dhe Malesi,

nga njezet vehta, me e vogla shtepi!

O Bytyç-nder i vatanit,

akoma i ndjen flaket e gjermanit,

dertin vellezerve , mire ja u din,

dhe ne kete rast tregon sojnine.

Tropojante shtatin si lisa,

neper plumba dhe neper prita,

ju çuan arme vellezerve luftetare;

ju bene krahe dhe hyne ne radhe.

U rrjeshtuan ne UçK-ne

qe shqipet te ruajn folene.

Shume prej djemve te Malesise

ja kan dhene jeten lirise.

E gjuan shkjau çerdhen e lirise,

se pari kullen e Sali Berishes…..

Por nuk vritet bujaria.

Ne kembe u çua gjithe Shqiperia,

ndihma erdhen nga gjithe bota.

Heroine mbeti Tropoja.

Mori ju kulla tropoje,

gjithnje te mira paçI ne keto troje!

Per kete pritje me tradite

e gjithe bota u çudite!

O familje Tropojane,

me ju Shqipja, perhere krenare!

TROPOJA POETIKE”

Ditë të mrekullueshme,

Tropojë me vargje,

si lule fushe,

si këto vargmale!

Ti rrjedh si krua

i bjeshkëve tona,

me valë të bukura

porsi Valbona.

Ylber ngjyrash,

vlera, traditë;

penel i pastër,

plot koloritë.

-Jehonë luftrash,

-Epos kreshnikësh,

-Ninulla djepesh

për bijtë e Shqipes.

-Drithërimë zemrash,

ethe lumturie;

-dashuri nënash,

qiellore-hyjnie.

-Pëllumbë paqeje,

prej burrash-bese,

-ëmbëlsi vashe,.

jetës i buzëqeshë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT