Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poetin Dibran Demaku

Çaste poetike me poetin Dibran Demaku

E kuptoj dhimbjen dhe mallin tënd

(bimës së poetit Ymer Elshani-Teutës)

dhe sa herë nisesh kalon tokë e det

ëndërron të takosh babain tënd poet

ëndërron të takosh vëllëzërit nënën

tek bisedojnë me diellin dhe hënën

dhe ata të presin…të presin në heshtje

në shpirt e zemër të shpërthen reshje

e kuptoj dhimbjen dhe mallin tënd

dhimbja është e fortë malli është i rënd

për ata të dritës që rojë i bëjnë atdheut

tokës së të parëve,emrit të Skënderbeut

më fal për këto vargje më fal nëse mundesh

nga malli për poetin-Ymerin edhe deti tundesh…

Ku

ku është truri ku janë farat

ku është gruri ku janë arat

ku është kopshti ku perimet

ku janë fushat ku janë gëzimet

ku është bariu ku janë delet

ku janë shtëpitë ku themelet

ku është vëllai ku është motra

ku janë gurët ku është votra…

Në mallin tim

gur valë gur valë valë gur valë gur

asnjherë bashkë nuk bëjnë mur

guri qëndron hatri s’i ngelet

edhe kur vala ia gërryen themelet…

kështu është që kur i krijoi natyra

kështu do të jetë dhe në vazhdim

herë bardh e zi herë ngjyra ngjyra

si ëndërr shpirti në mallin tim…

Kohë e brymtë

dhe erdhi koha e brymtë me vesë

kur gjithçka heshtë në një adresë

më nuk vjen as në ëndërr gjumi

as në rreze dielli as në rrjedhë lumi

më nuk vjen as në ëndërr gjumi

as në rreze drite as në rrjedh lumi

dhe erdhi koha e brymtë me vesë

kur gjithçka heshtë në një adresë…

Fotoja

Nila është gjashtë vjeçe

me flokët e gjata

jetës s’i bën leqe

edhe kur bie nata.

Ajo vetë nuk erdhi

dërgoi një foto

një ëmbëlsi derdhi

-është e bukur kjo?

Mirëmëngjesi gjyshi

tash sa iku nata

a e vëren tek dyshi

Pipin çorapëgjata?

Dhe ky afër meje

me shikim prej huti

gjak rrjedh ndër deje

Jon astronauti.

Ne jemi të vegjël

veç po rritemi shpejt

në këpucët e babit e mamit

ne qëndrojmë drejt…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT