Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poetin Kol Kodra

Çaste poetike me poetin Kol Kodra

PËR DIERSËN

Të shoh njeri me lot në sy

Aqsa zemra më dhemb!

Mallkoi, me sa kam fuqi,

Përbindëshat në Kuvend!

Rrevoltë e jote qoftë lavdi

Shënjtëroftë këtë vend,

Ky popull që kërkon liri,

Mos mendoni se u çmed!

Trup solid mbi konjuktura

Gjith vullneti i sovranit!

Nëna me fëmij e burra!

Si dikurë, rod i shqiptarit!

Njësh, si magma unikale!

Në kërkim të drejtësisë

Me idenë përparimtare,

Për diersën e Shqipërisë!

NJË KONSULTË NË ËNDËRR

Në gjumë më erdhe Robert Bërns!

Më erdhe atë mbrëmje!

Më the të bëhësha poet

Të ndiqja udhën tënde!

Në gjumë më erdhe Robert Bërns!

Ç’më the për poezinë?

Të t’i jepja më esencë,

Siç jap për dashurinë!

Në gjumë më erdhe Robert Bërns!

Me vargun që më deh!

Deh e merr preferencë

Paçka se zemrës rreh!

Në gjumë më erdhe Robert Bërns!

Për motive mjeshterie!

Mëqense kjo shkencë,

Kerkon frymë dhuntie!

TË MËSOVA

Të mësova si të puthet

Ëngjëllushi me të ardhë

Si në zemër lulja ruhet,

Sikurse dashuri e parë.

Dhe si pihet ujë në krua

Kur ti buzën, krojt i ças,

E si bluhën mollë e ftua

Në ata dhëmbët kuarc!

Të mësova se si thuret

Një katrenëz që rimon,

Dhe zanati im të duhet

Se ti këngën ke pasion.

Gjitha format ti mësova

Si i vjetri të riut – udhët,

Ngjitur si mbi letër boja,

Apo në faqe që puthet?

PËR LOTIN

Në më pe në të vështirë?

Për lotin që për mu hodhe

Qofsh e lumtur dhe e lirë,

Besnikri që s’më harrove!

N’më të çeluren pranverë

Ha! me ç’zë që cicërove!

Kur m’takove mu njëherë,

Rima zemre më dhurove!

Me ç’ma mate vrullin tim

M’at thëllim ëndërrimtar?

Nga frymori nxore hymn!

Unë lot, çepallës së qarë.

Mbi të ankthin përgjërim

Që zgjat avuj dhe n’eter!

Prej sundimit, në sundim,

Gjërsa shkriva si sheqer!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT