DIELL MBI DET
1.
Rrëzë Shkëmbit të Kavajës
Buzë detit Adriatik
Agimi lindte
lot rrezatim
Lindte,
Mëngjesi
Ngjasonte,
Në Artin e së Bukurës…
Tryeza njëtrajtëshe
E rrethuar mes miqsh,
Kafetë makiato të shijshme
Bashkëbisedimi,
Kaltërsisë që rrethonte
Shtonin bukurinë…
2.
Dhe,
Vinte dielli përcëllues,
Deti me dallgë të çartura,
Ngazëllimi i fëmijëve
Thyente ashpërsinë.
Dikur-
Dielli i lodhur nga kaptimi nëpër vapë,
Shuhej
Në pafundësinë e detit.
3.
Mbrëmja
Vinte heshturazi
Dhe mbulonte qytetin
Me dritat e shkëlqimta,
Horizontit i dhuronte
Shpirtin e çiltër të saj.
Prapë –
Nën pemët hijerënda,
Por tepër të bukura,
Dëgjohej cikërrimë gotash
Shpalosej magjia e fjalës…
PEIZAZH ME MUGË
Mbi horizontin tim
Janë shpërndarë
Peizazhe me mungë.
Sa kohë
Në pritje
Harta e Horizontit tim
Të marr
Trajtën
E kuptimit të mirëfilltë ?!
Portat e Qiellit
Nuk mund të rihapen,
Ndërsa,
Nga ortekë të dëborës
Rrrugët u zihen.
Kur do të rihapen
Portat e Qiellit tim,
Në lartësitë e pafundësishme?!
RIKUJTESË PËR MALIN
DHEL LËNDINËN E HESHTJES
Me net të tëra
Kaptoj tatëpjetës
Së Malit Hakërrues
Që shtrihej lartësitëve qiellore.
Dhe,
Teksa shikoj brigjet,
Bëj përpjekje
Të zbuloj
Një imazh të mistershëm
Të lindjes së diellit.
Dëbora
Me bardhësinë e saj,
Dukej si një kristal i thyer.
Më dukej sikur lumi
Me valët e tij dallgëzuese,
Vinte mespërmes malit
Me dremitjet e tij.
Qielli mëngjesor
Kishte marrë ngjyrën gri,
Dielli.
Dikur dukej i skuqur,
Fshihej
Pas eklipseve të skëtrreshëm.
Bashkë me Malin
Braktisa
Lëndinën e heshtur
Si një gur të rëndë…
