Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poetin Nijazi Kastrati

Çaste poetike me poetin Nijazi Kastrati

TASH NDËRROI NATYRA

Tash ndërroi natyra

Nuk është si më parë

Plot therra të mbushura

Ara e livadh.

Ku janë ato kroje

Ato shelnje të mëdhaja

Kur ne pinim ujë

Gjatë punëve në ara?

Kur prashitnim arave

Me shati në dorë

Apo gjatë korrikut

Grurin duke korrë.

Dhe udhëtarë të shumtë

Nga shkonin e venin

Nga një pushim të shkurtër

Tek kroi e bënin.

Aty përreth kroit

Sa herë grumbulloheshim

Shpejt i mbushnim kënatat

Ecnim mos vonoheshim.

U shterruan krojet

Janë ndytur lumenjt

Nuk ka asgjë të pastër

Në këtë ambient.

Mos dëmtoni pyjet

Ruani fushë e male

Janë mushkritë tona

Mos luani me zjarre!

NË NATËN PA GJUM

Në natën pa gjum

Më sillesh në kokë

Kur rrugës kaloje atëherë

E unë lozja me shokë.

Fillin e bisedes e humbja

Kur nga ti dhe rruga shndritëte

Ajo bukuri e jotja e madhe

Sa shumë më mahniste.

Sa dëshiroja unë atëherë

Shaminë të ta merrte era

Ta zbulonte at fytyrë të bukur si hënë

E ti shprishte flokët kaqurela.

Era ma lexoi mendimin tim

Një puhizë erdhi nga mali

Shaminë shpejt ta hudhi në tokë

Kaqurelat ti hoqi nga balli.

E skuqur mbeti për një kohë

Shaminë në kokë ta mbështolla

Sa të bukur kishe at fytyrë

E ato buzë të kuqe e të holla.

Takimin e lam në krua

Për dashurinë tonë u betuam

Mbamë fjalët që premtuam së bashku

E kështu nje jetë të lumtur kaluam!

VARGJET DHE KAFEJA

Një filxnan kafeje

Sa bën mrekulli

Dhe një tym cigareje

Kur i bën shoqëri.

Të këthjell kokë e medje

Sa shumë relaxon

Duke marrë nga një gëllënkë

Muza nuk vonon.

Sa shumë ide vijnë

Vargje për të shkruar

Radhë vijnë një nga një

Si n’pako paluar.

Por duhet bërë zgjedhje

Dhe një selektim

Të shkruash për dashurinë

Kërkon pak nxitim.

Duhet të nxitosh

Ta arrishë me kohë

Dhe vargu si kafeja

Vjen duke u ftohë.

Nëse lë të ftohet

Shija i zvoglohet

Shkruaj e mos vono

Vargu ikë, largohet.

Filxhanit me kafe

Fundi kur i vie

Varg për dashurinë

Më në mend s’të bie!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT