Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetes Anila Toto

Çaste poetike me vargjet e poetes Anila Toto

Një grua në dritare
Në një dritare të vogël në qytet
Një grua e vetmuar flet me yjet.
Gjithë errësira që mbi supe i zbret
Ndriçohet veçse nga drita e syve.
Çudi dhe yjet, pa shih si i binden,
I thurrin kurorë të artë mbi kokë.
Duket se zgjohet gjithë galaktika
Të buzëqeshë një femër në tokë.

Kisha
Është një kishë dy lagje më tutje
për tê vdekurit falem
për të gjallët lutem.
Mbaj një kishê thellë nê zemër
për të vdekurit falem
për të gjallët tretem.
Është një kishë atje lart në qiell
të ikurit janë ëngjëj
të gjallët janë diej.

Im Atë
Im atë në darkë e pinte një gotë verë,
Në mëngjes në orën 8 pinim kafenë
edhe dy cigare.
Nuk ish’ burrë i heshtur, por ish’ njeri me nder
Ish’ burrë i bukur, Ish’ burrë I gjallë.
Vitet iknin, por ai donte ende të jetonte
Ndërsa trupi i mpakej, shpirti I ndizej jetë.
Këngë dashurie deri vonë këndonte
Edhe pse e dinte se kishte veç një jetë.
Kur Ati iku, ra qetësi e bujshme
Flisnim pak, më shumë mbanim përbrenda.
Kur një burrë vdes lë pas kaq shumë dhimbje
Sa historitë i kthehen në legjenda.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT