Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetes Anita Hoxha

Çaste poetike me vargjet e poetes Anita Hoxha

Një ditë!
Një ditë do takohemi përsëri
Se toka rrotullohet, ta dish…
Do bien gjethet lart, mbi çati
Unë do të pres, edhe po mos vish !


Mbi libra gjumi do më ketë zënë,
Nëse vjen ec ngadal, mos më zgjo !
Mbuluar jan me pluhur kujtimet që ke lënë
Mos e hap ditarin, ti jetën tënde vazhdo…


Nëse do kthehesh një kohë të vonë,
Brazda të thella mbi ballë, vizatuar
Do të ofroj çaj nga limoni, bahçes tonë,
Ne të dy zbardhur, si mal me borë mbuluar!


Do dalim parkut përdore, të dy zënë
Në hapa të vegjël, se nuk të ndjek dot
Mos fillo të thuash prapë, çfarë më ke thënë…
As ti mos prit nga unë, të derdhë lotë !


Një ditë do takohemi përsëri,
Se bota rrotullohet, mirë ta dish !
Unë do të pres, dhe sikur të jetë shi.
Ndoshta nga malli, do puthemi sërish !

Përse…
Përse më shkrove sërish letër ?
Poshtë derës, dëguar qëmoti…
Dashuria jonë, ndjenjë e vjetër
Syve të mij, është tharë ai loti !


Përse më shkrove, sërish letër ?
Si zjarri, dorën ma djeg përsëri…
Vetmisë sime, s’bëre asgjë tjetër,
Shtegut të harresës, hyre prapë ti !


Përse s’më lë në jetën time,
S’dua të kthehem vite më parë,
Dashurisë i mbetën ca thërrime…
Ditatarëve tanë, një trëndafil i tharë !

Nëna
Tani, ti zbret ëndrrave të mia,
Me hap të lehtë, në të gdhirë,
Me atë fustan basmë, me vija
Të ta shihja veshur, kisha dëshirë !


Koha vrapon, të të rrëmbejë,
Të shkulë nga zemra, por më kot !
Pran shtratit, çdo natë të gjej,
Mbi jastek, i njomë i yti lot !


Frigohem se nuk isha, ajo që doje,
Mos, ndoshta në jetë, gabime bëra !
Dorën tënde, në timen shtrëngove, ,
Sheh sikur thua : -Falur kam, të tëra !


Tani ti s’je, por ëndrrave më zbret,
Më përkdhelë flokët, në të gdhirë !
Fustanin me vija e hapin e lehtë,
Nëna ime trupvogël, nëna ime e mirë !

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT