Saturday, March 21, 2026
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetes Besa Rexha

Çaste poetike me vargjet e poetes Besa Rexha

Më mungoni

Ju kërkoj dhe s’ju gjej dot

N’atê botë , heshtur për fare
Çdo kujtim pikon si lot
Në k’të botë kaq tinzare


Kam aq mall që t’ju kem pranë
Që t’ju prek,t’ju përqafoj
Buza dridhet syri qan
Ndaj kjo dhimbje më dërmoj


Por një dit dhe un do ‘t’vi
N’shtratin tuaj të pushoj
S’do ket dhimbje veç qetësi
Dheu i ftohtë kur t’më mbuloj

Dua Ëndrat

Një parandjenjë e hidhur më mundon

Dhe brënda gjoksit zemra dridhet
Kjo natë gjumin po ma largon
Me dhimbjen që lëmsh në grykë mblidhet


Vonon agimi dhe ëndrat më braktisin
Duke më lënë vetëm në terr
Buzët duke u dridhur pëshpërisin
Fjalë të hidhura tërë vrer


Do ta doja shumë një ëndër të bukur
Të më zgjojë herët në agim
Në dritare mbi një lule ulet një flutur
Që ngjan aq shumë me shpirtin tim …

Ëndra

Sot një ëndër ruaj

Dhe në kto ditë të ftohta acar
Në ktë fund viti ndjehet aroma
E një shprese të bardhë e të mbar


E zgjoj ëndrën time çdo fund viti
Që shpirti të ketë më shumë hapsirë
Brënda tij yll’i dashurisë ndriti
Duke përkëdhelur buzën e dlirë


Dua miqësija ime të ruajmë shpresën
Dhe atë ëndër që na mban gjall
Njëri tjetrit ti falim besën
Dhe yjet të mbartin tonin mall

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT