Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetes Margarita Llapushi Zeneli

Çaste poetike me vargjet e poetes Margarita Llapushi Zeneli

Nostalgji…

I mbyllur mendimesh në këtë buzë mbrëmje

Në qiell lart sytë kam ngulitur,

Si pika shiu më vijnë lotët mjegull

E yjet ti shoh po më pengojnë!

Më dehu dikur dashuria jote

Uzdajë në shekuj ma mbajte zgjuar,

Çdo natë në heshtje roje me mua

Lotin e shpirtit puthje gëzuar!

Mallit iu dorëzua zemra skamnore

E fjalët marrin valle lëndinave të shpirtit,

Në gjunjë ulem para kujtimit tënd

Ekuilibrin ma prishi i madhi mallëngjim!

Kohën sërish pakuptuar më merr

Edhe pse kërrkund sot ti nuk je,

Dhe shtigjet m’i mbylle si në faj

Pa shkak ,pa arsye pa një pse!

Në burgun tënd tani jam i lidhur

Të pres gjatë,eja më merr,

Ndoshta kurrë në derë s’do trokasësh

Me të gjatë heshtje po më mban peng!

Çudi ,sa shpesh më vjen kjo nostalgji

E shpirti papritur nis e dhëmb,

Një shall malli më mbështillet në fyt

Tik – taket e zemrës pëshpërisin veç emrin tënd!

Ti je më e mira

Me shoqet më rrije

ulur në lëndinë,

ta ndjeva aromën

lule jaseminë!

Kokën ktheve pas

më buzeqeshe mua

kush të ka parë ty

dhe s’u dashurua!

Syri yt jeshil

faqet kuq si shega,

shpirti po më dhemb

po më çahet zemra!

Flokët ndrijnë si ar

buza digjet flakë,

i ziu ç’u treta

ta puth kam merak!

Shtati si selvi

gjarpëron përpjetë,

trurin se ç’ma hoqe

po më lë pa mend!

Nga shoqet e tua

je ti më e mira ,

do të bëj për vete

do të blej me lira!

Eja se më plase

me shpirt ty të dua,

të ta puth pak zemrën të vdes në krahët e tua

Dimër në pranverë …

Më kot e luta pranverën të vinte

dimri plak i kish’ zënë pritë,

u struk e shkreta nën petale lulesh

të ngrinte kokën kishte frikë!

U trembën sythat e sapo çelë

nga bardhësia ardhur vizitë,

edhe zogjtë në fole u mblodhën

cicërimat si dëgjoj më si përditë!

Po ti o dimër s’më mposhtë dot jo

i tha pranvera krye lart,

për pak ditë mallin nxirre

dhe ik e prej meje qëndro shumë larg!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Majlinda Pajaj-Mall

AVDUSH CANAJ-FSHEHTËSI

Sami Mulaj-MIQTË