Friday, April 3, 2026
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetes Mihrije Telaku

Çaste poetike me vargjet e poetes Mihrije Telaku

DY BOTËRA

Më duket se jetoj në dy botëra,
Njëra botë e imja është poezi,
Bota tjetër është botë e krisur
Ndaj më e bukura më je ti.

Vetëm tek ty gjej botën e mirësisë,
Brenda teje ndihem lumturuar.
Bota tjetër më ngjanë me atë të ligësisë,
E njerëzit e sajë të tjetërsuar.

E me ta bashkë me atë tretet mirësia,
Njerëz me maska plot hiprokrizi,
Atje mbizotron dyfytyrësia,
Një botë e mbushur me jo njerëzi.

Gëzohem që i takoi botës së poetit,
Aty ndjej qetësi e lumturohem,
Aty kam çelësin e sekretit,
Kësaj bote i gëzohem !

Me botën tjetër nuk merem fare
S’e kam kohën ndryshk, ta harxhoj
Nuk i takoj botës kusare,
Me shpirt poetje dua të jetoj!

Atdheu i bekuar

Ku të mbeti krenaria e humbe vlerën o i bekuar,
Na i vodhi shpresat e ardhmja jonë e vonuar,
Na u shua drita e jetës për të cilën me dekada ëndërrojmē.
Nga goja e të gjithëve çdo ditë ikjet i dëgjojmë.

Na u këputen shpresat vallë si të jetojmë?
Kur çdo ditë të rinjët presin me ankth për tu larguar,
E ne ndiejmë të gjithë dhimbje të trishtuar,
Na u zbrazën votrat, e sofrat tona dikur të hijeshuara.

Na u zbrazën rrugët e tua o atdhe i ëndrrave shekullore,
Nuk të ëndërruam të tillë po të stêrmbushur plotë,
E sot ne me zemra të plagosura të thyera në copë,
Pêr këtë ardhmëri që po tretet largë në Europë.

kja e të gjithëve na mbushi helm e vrerë,
Kemi mbetur të mpirë në këto ndarje njerëzish,
Ah Atdhe po ti a nuk po ndien keqardhje?
Që ky vend po mbetet shkret vetëm në pleq e varre.

Heshtje

E heshtur e heshtja po më mbytë,
N’ kokë sillen nga të’ndryshmet pyetje,
Ikni e tretuni mos m’rrini të trazuara,
Kjo heshtje qoftë tretur e larguar…

Dua t’mbeten t’harruara e ti bart era,
E ti shkundi si gjethet n’këtë stinë t’bukur,
Ti bashkohen tokës si qilim ngjyra-ngjyra
N’këtë peisazh t’bukur t’buzëqesh natyra.

Do ja fali sot diellit tim vjeshtor,
Që rrezet e tij më bukur ti lēshoi,
E zemrat e tjera ti ngroh me rreze t’arta
E tek unë të mbeten të pathëna.

Dua ti tretë n’pafundësin e thellë,
Ta hudhi këtë peng e t’gjej qetësi,
Dua t”humben e kjo erë ti trazoj,
Lus o zot t’lutem mos mi kthe përsëri.

Të ngjante ty...

Seq më pushtoi një ndjenjë,
Nga larg mu duk dikush si ty,
Se çmu dridh ndjenja e shpirti,
Tek sa afrohesha me hapat e mi.

O sa shumë më ngjau me ty,
Fola me vete e përqart,
Si ngjasojnë njerëzit mes vete,
Edhe kur janë të panjohur e të largët.

Mu tret shikimi te ajo bukuri,
Të ngjasonte shumë moj bijë,
Një drithërim shpirtin ma ngacmoi,
Tek sa largohej mua pamja e saj në ty më ngjasoi.

Mbeta e përhumbur nga malli për ty,
Po ti je larg moj e ëmbla bijë,
Eh sa shumë malli më ka pushtuar,
Me padurim e pres ardhjen tuaj.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT