Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetit Ded Nikoll Luca

Çaste poetike me vargjet e poetit Ded Nikoll Luca

Pesha e vlerës!

Nuk është e vërtetë, që ditës
ja vendos kufirin nata…..
Problemi normal dhe i thjeshtë,
është se dielli, shkon të flej gjumë!
Nata përfiton nga rasti, dhe vendos kufirin.
Në pemë të ndryshme rritet dardha me ullirin!…..
Vetëm për dardhën, thuhet se e ka bishtin mbrapa.. .
Jeto brenda kufijve të ditës tënde.
Një kërkesë e shpirtit, që nuk e djeg flaka.
Kur largohet flaka, mbetet prushi!
Janë gjera të thjeshta o miqtë e mi!
Kur largohet shpirti nga trupi,
Dihet se me kalimin e viteve
trupi i vdekur kthehet në hi!
Nëse ti ja vjedh orët natës,
Je i bindur se ti këtë e bën
Vetëm për të zgjeruar kufirin….
Harron se keshtu e shton skllavërinë
Ky është kufiri i mos shëndetit
Të respektosh kufijtë e natës dhe të ditës
Kjo nuk don të thotë, se ta hoqën lirinë…
Ballafaqohu me vështirsitë e kësaj bote!
Vështirsia peshon sa vlera jote!

Ndjenjë e dyanshme!

E din apo nuk e din more njeri?
Kur dashuron pa ndjenjë të dyanshme
Kësaj i thojnë… një fatkeqësi …
Dikur dikush, më tregonte të tijën histori!
E dashuronte të dashurën më shumë se vetveten.
Punonte në doganë, dhe plot i kishte xhepat.
Aq lek të fshehura që kishte doganieri
Nuk kishin gjethe as plepat….
Për korrupsion e hoqën dhe e futen në burg
E dashura i ktheu krahët, nuk ja ktheu mersedesin…….
U puth dhe u përqafua me stresin
I gjori doganier nuk i besonte realitetit
Dikur nderohej prej te dashurës dhe shtetit.
U mbyll në vetvete i kthehet depresioni.
E urdhëronte një zë nga brendësia e unit
Vrite veten, se nuk ke asnjë arsye të jetoni.
Pas dy muajsh do të bëhej dhendër
I mërzitur në kulmin e deshperimit
Zgjohet, i djersitur nga gjumi
U gëzua qe kishte qenë në ëndërr.

Shumëzim i vëmendjes!

Bukuria tërheq vëmendje për tu bërë me emër…
Dashuria qëndron në stomak apo në zemër?
Ti moj grua fisnike, që tek zemra e sheh dashurinë….
Provo e mos i gatuaj ushqim burrit…..
Urgjentisht butësia ndryshon formë
Kthehet aleate me egërsinë.
Nga stomaku, që nis e bërtet :
— Dua të ha, a e kupton që dua të ha? Nga shprehja : –“të marrsha të keqen”
Vjen shprehja: — ti ma nxive jetën.
I largohet buzëqeshja, i zvogelohet vëmendja.
Një burrë apo grua, me vëmendje të zvogëluar….
A mund të themi se janë të dashuruar.?
Vëmendja që zbret në zero gradë
Dëmton si burrat ,ashtu dhe gratë
Disa poetë, nuk janë specialistë të zemrës….
Zemra dhe stomaku a janë motër dhe vëlla?
Ishte nje pyetje per ata që nuk e dinë…
Vëmendja kur shumëzohet,
e shton lumturinë dhe dashurinë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT