TË KUJTOJ, PRISHTINË
I.
Qytet i vuajtjeve
Një kohë të gjatë
Si t’i them unë
Tani ty këto fjalë
O qyteti ynë i lashtë!
II.
Nga kodra e Arbërisë
Të shikoj shumë herë,
Ashtu në heshtje të kujtoj
E nga mendja s’mund të të largoj.
III.
Nga kjo kodër e shuaj mallin
Duke të të parë si po gjallëron
E gjithëçka ringjallet
Në shikimet e mia
E për ty, Prishtinë
Kurrë s’shuhet dashuria.
NȄ MANASTIR
Ishin marrë vesh burrat e dheut
Kishin lidhë besën në emër të Zotit
Si në kohën e Gjergj Kastriotit
Shqip binte shi e reshte bora
Shqip flisnin lisat edhe mallet
Ishin gëzuar edhe PL-IS-AT
Shqip rrezonte bukur dielli
Ishin gëzuar edhe yjet e qiellit
Në Manastir, më të bukurin vend
Ishin mbledhur burrat në kuvend
Kishte Toskë e kishte Gegë
Alfabetit i dhanë një rend
Gjithë s’bashku e përpilojnë
Shkronjë për shkronjë e miratojnë
Brez pas brezi sot e mësojmë
Shqip ne luajmë e shqip shprehemi
GJUHȄ SHQIPE kësaj i Themi
Kanë kaluar kohërat e liga
Kur rreptësisht ndalohej SHQIPJA…
FAHRI FAZLIU DHE AFRIM ZHITIA
I.
-Kur n’Kosovën tonë
Thërriste kushtrimi,
-Në ballë t’betejës ishin
Fahriu dhe Afrimi.
II.
-S’e japim Kosovën
Vendin tonë s’e lëshojmë,
-Me jetë do ta mbrojmë,
Nga këtu s’kem ku shkojmë!
III.
-Ju u bëtë qëndresë,
Kala e pamposhtur,
-Blerim kujtimi përherë,
Që s’vyshket asnjëherë.
IV.
-Në zemër e shpirt, Ju ka Kosova,
Dy heronjët e ditëve tona,
-Për liri e falët jetën,
Për Atdhe e të vërtetën!
V.
-Ishit si lule që çelin fletë.
U rritë si pema me degë,
-Sikur rrezet bashkë me diell,
U lartësuat gjer në qiell!-
