Tuesday, March 3, 2026
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetit Gjekush Gashi

Çaste poetike me vargjet e poetit Gjekush Gashi

Na ndan e s‘na qanë

Qka deshiron zemra
Ndryshe mendon koka
Ndryshe flet shqiptari
Ndryshe flet europa
Ndryshe flet Tirana
Prishtina e Burreli
Kot mban shpres Shqiptari
Ndryshe flet Brukseli
Ndryshe flet Berlini
Londra dhe Parisi
Por kem Washingetonin
Flet si vlla nga fisi
Europa flet ndryshe
Veq me fjal premton
Na ka nda pjesë pjesë
Dhe na izolon
Jemi europjan
Jemi autokton
Zeri yne dëgjohet
Veq ne Washington

Hipokritët

Ditën me popullin
Natën me UDBash
Ju njoftëm qysh moti
Siq ju njohim tash
Soji që e ndrronë fytyren
Për një pjatë gullash

Ishit komunist
Ishit djajë të kuq
Sot si atdhetarë
Punët spo ju vejn huq

I ndërroni shpesh fytyrat
Sa kini ndryshuarë
Femijt në vende kyqe
Vet të rehabilituar

Dje për qejf të armikut
Vëllaun diferenconit
Për ngjyra kombëtare
Shkollimin na mohonit

I mbronit fantazmat
E proletariatin
Sot atdhetar silleni
Keni ndrruar surratin

Ato të bëmat e juaja
A thua i harruat
Si „armiq të mbrendshëm“
Djemët më të mirë dënuat

Nëse harro populli
S‘harron perendia
Mizorit e juaja
I shkruan historia

Punet tona

Tri shtepi jemi ne katun
Dhjet parti e mos me shum
Njiqin qefe ka shqiptari
Qef qdo kund
Me kan i pari
Ne fund rreshti
Bajraktari


Nuk ja lejmi fjalen te vjetrit
S shikojm vehten
Veq punt e tjetrit
Njerz me shkoll
Qe kan pak dije
Bejn pun bujku
Kryejn pun shpije
E ata qe jan servila
Ne krye vendit


Biznise vila
Disa flasin per besimin
Ca per krishtin
Islamizmin


Kemi lan anash arsimin
Shpres te vetme kem
Mergimin
Punve te thella
kem hy te mjert
Dojm Me msu
Qa te hajn tjert
Si te ushqehen


E si te pijn
Si te jen mir
Me perendin
Per shqiptar
Mir behet jeta
Kur qdo nji
Shikon pun te veta


Kur te tjeret respektojm
Historin kur e lexojmë
Kush ishim
Edhe nga vijm
Veq ateher do jemi ne
Do kem komb
Do kem atdhe

Natën mbrëm

Natën mbrëmë më erdhe
Diku atje pas lamës
Gërshetat pas shpinës
Këmbët si shishe të llëmbës

S‘më dukeshe si femer
Dukëshe Zanë mali
Epshi juaj më doxhi
Ashtu siq djegë zjarri

Fort më ledhatoje
Putheshim marrëzisht fare
Si në moshë rinije
Ne mënyrë tinxare

Dronim nga gjithë njerzit
Bëheshim të pa parë
Se do na përqeshnin
Do na bënin prrallë

Ju mos më gjykoni
Se nuk bëm mëkat
Kur gjumi më iku
Ajo s’ishte në shtrat


TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT