Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetit Isuf S Hoxha

Çaste poetike me vargjet e poetit Isuf S Hoxha

Po t’i lë tek koka…
Për një shikim tëndin
Diellit i marr rrezet
Më fal një buzëqeshje t‘vetme
Detit i zhvesh valën


Ma dhuro një puthje
Nektarin i mbledh luleve
Po më fale zemrën
Me puthje pushtoj qiellin


Me dashuri ndryshoj botēn
Dy gota t’zbrazta tek koka t’i lë
Mbushi me farmak apo
Me mjaltë buzët m’i njom ?!

Dielli vonon
Mëkatet lulëzojnë
Si pemët në pranverë
Lumenjtë shpërthejnë Hadin
Lugetërit bartin vuajtjet me shtamba
Rrënjët i ujisin gjethet mos t’ju thahen


Me lëkurën time veshën daullen
Jargën e kërcejnë rreth zjarrit
Përpëlitem si qengji rreth hellit
Dielli vonon nuk duket në horizont.

N’buzën tënde
Si fllad trokita
Shijova mjaltin
Kurrë s’u ngijta.


N’gjoksin tënd
Me zuri gjumi
Fjeta ëmbël
Porsi pëllumbi.


N’syrin tënd
N’vesë notova
Mjellmë u bëra
Më s’fluturova.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT