Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetit Mentor Serjani

Çaste poetike me vargjet e poetit Mentor Serjani

THELLË QË NGA RRËNJËT…

Thellë që nga rrënjët,
në oqeane,
Ngrihen Alpet tona Arbërore
mbi tokë,
Atje folenë kanë shqipet tona dragoniane,
Që krenare fluturojnë
pa ulur sy e kokë.

Emri i Arbërve,
i vetëm në Botë,
Po edhe Shqipja,
e veçante në Arbëri,
Çika e djelmosha,
patriotë,suljotë,
S'u përkulën nga mbretër,
donkishotë,despotë.
Një komb i rrallë me gjashtë yje:
-Epir,Iliri,Arbëri,
Dardani,Albani,Shqipëri.

Nemërçka,lart ngrihet,
i flet Tomorrit,
Me buzëqeshje të shëndetshme,
e krenare,
Rëndë-rëndë Korabi
e Jezercë e kanunorit,
Para malit të Skënderbeut,
me madhështi polare.

Sipër tyre fluturon
e pushtetshme,
Shqiponja e zezë që nuk gjëndet
gjëkundi,
E frikshme,mitologjike,
me dy koka,e përjetshme,
Që djepi shqiptar me valle e këngë
e përkundi

Katër krahë,dy koka
tetë kthetra,katër sy,
Mbi katër kontinente fluturojnë,
vështrojnë,
Atje ku ka shqiptare-një copë e vogël
Shqipëri!
Nënën e tyre të madhe,
kurrë s’e harrojnë.

Mënçuria popullore,e ngjizi
në flamur,
Këtë simbol
të mitologjisë shqiptare,
Thellë që nga shekujt,
nga të parët,ogur,
Vjen jehona lajmëtare,
atdhetare.

Lavdi,lavdi,lavdi,
në shekuj,
Rracës arbnore,
rracës shqiptare,
Që nxorri me dhjetra e qindra,
dishepuj,
Që s’ka shteruar,
e nuk shteron fare.

NJË KATINË DHE NJË BEJKË…

Një katinë tmerrësisht të bukur,
I këndoi Neçua me aq zjarr
Neço Muko Himarjoti!
Po dhe Bejkës,aq te madhërishme,aq të dukur,
I këndoi Lefteri me aq zjarr,
Lefter Çipë Pilurjoti!
Shumë Katina e Bejka,
kanë shkuar
Posi rrush’i artë me rreshta,
kan’verdhuar,

Ç'u bë Katina e Neços,
Zot,ku shkoi?!
Bashk' me hënën e mëngjesit,
Perëndoi?!

Ç’u bë Bejka e Lefterit,
Kanakare?!
A mos mori arratinë,
nëpër male?!

Një katinë dhe një Bejkë,
bregdetare!
Si ato nuk ka në Botë,
veç shqiptare!

Atyre në krah u rrinë,
djem Bejkushë,
Djem te shpejte,vetëtimë,
djem Katjushë.

Moj Katina,nina-nina,
Që shkon me hënën e natës,
Bejk e bardhë në lëndina,
E djegur nga cërr' e vapës.

Njëra valë kaltëroshe,
Tjetra me llërë bardhoshe.

Janë vajza bregdetaresa më s'ka;
Janë vajza planetare,
ezhdërha.

SOT JE NJË AVOKATE...

Sot je një avokate e talentuar,
Modele,mise e zbukuruar,

I hedh hapat pa bujë pa zhurmë,
E thjeshtë,që nuk do të shtiresh shumë

Nuk të merren mendtë,nga bukuria.
As nga joshjet,nga dashuria.

Veç në mbrojtje je për hallexhinjtë,
Dhe për fatkeqët për ogurzinjtë,
Ç’të duhet që vete dhe mbron të ligjtë?!

Të zësh vend te njerëzit e mirë,
Ata do të të duan me plot dëshirë.

Kjo bot’e zëmëruar,me gjak të zi ngjyer,
E djegur,e varfëruar,në llum e balt’e zhyer.

Kush më shumë të rrëmbejë me nofulla të fryra,
Me sy të tërbuar,me ahengje,orgjira.

Nje shoqëri që ecën me << berihaj >>,
Me servilë që bëhen të fëlliqur,papagaj,

Dil,shkëputu nga supi i Djallit,
Ktheji kurrizin,të paudhit,shënjallit.

Mbro ato që kanë bazë të vërtetën,
E vërteta s’të tradhton kurrë…tërë jetën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT