Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetit Nazim Bislimi

Çaste poetike me vargjet e poetit Nazim Bislimi

Mirë se vini bashkatdhetarë

Mirë se vini gurbetqarë
Ballë hapur e krenarë
Me gëzim ju pret shtëpia
Ju pret lokja, ju pret fëmija

Mirë se vini, mirë se vini !
N’shkallë t’shtëpisë lokja ju pret
Mirë se vini në oxhaqet e juaja
Baba loku aty ju pret.

Mirë se vini, mirë se vini !
Sofra mbushet plot gjallëri
Sa ,,shyhret’’ mbushet shtëpia
Mbushen zemrat plot dashni

Mirë se erdhët, mirë se vini,
N’troje t’juaja të Dardanisë
Me lot për faqe e krahë-hapur
Ju pret populli prej dashnisë

Mirë se vini gurbetqarë
Djersa juaj margaritarë
Loti i juaj, i rëndë, gurë
Pesha e juaj s’matet me arë

Ju u sfiduat, u bëtë Kurban
Na ruajtët nderin, shpëtuat vatan
Ju fisnik e humanë
Juve Zoti ju bekoi
Por në zemrat tona jeni përmendore.

Çikë Kosove
-Antigona Fazliut

Ty Kosovë të qofsha falë
Se m’ke çikë e m’ke djalë
Se sot po m’thërret atdheu
Kosovës time, zot me i dalë

Kur Kosova dha bashkimin
Pa hamendur dhe betimin:
Kush është trim e burrë
,, O sot, o kurrë”!

Kape armën si KATANA
Se mua shqipe m’ka nana:
,,Lamtumirë banka shkollore,
S’di a do të shihemi prore,
Se Shotë Galica po më thërret
E kam për borxh këtë amanet”

Bashkë me vllezër e me motra,
Ashtu siç të ka rritur votra
Me emblemën e UQK-së
Veshë uniformën e krenarisë
Me mbrojtë Kosovën!
Me mbrojtë Gradicen
Me mbrojtë Prekazin e Gremicën

Antigonë, rrallë bënë NANA
Tek lindë dielli e praron hana
Se, Ti je gjallë në zemrat tona
-Se si vdiset per atdhe

Antigonë!
Ti je yll i pashuar
Në gjithësi atje bënë roje
Me krahë shtrirë si shqiponja
Kosovës nanë po i bënë roje

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT