Vargje nëpër kohë
Shkrova e shkrova ca vargje
l’ kujtoja nëntë varr kur Ajkuna
ia lau Omerit,sepse vargjet shkruhen
Për kohën,kur nëna vajton Omerin
Shkrova e shkrova ca vargje
E’kujtoja”Mesharin”e Gjon Buzukut
që më shekuj bente dritë,dhe ishte
Libër i parë i gjuhës shqipe
Shkrova e shkrova ca vargje
E’kujtoja Filip Shirokën,kur bisedonte
me dallandyshet dhe shprehte mallin
Për vendlindjen e vetë
Shkrova e shkrova ca vargje
për gjuhën e dashur shqipe,ku themelet
e saj u vendosën në Manastir dhe në Korçën
Ligjendare
Sofra e gjyshit
Në atë kullen e vjetër
t’ndërtuar më gurë balte
Më shkallet prej druri për të
Shkuar në katin e dytë, aty në një kënd
t’hajatit ishte vendosur sofra prej druri
Këtë sofer prej derrasave qarrit e bungut
Që e kishte ndërtuar gjyshi ishte e rrumbullaket
ashtu sikurse është dielli
Kur vinte darka gjyshi e shtronte bukë m’ngrënë
Ajo ishte e mbushur plot bereqet e begati
Bukë misri, një çanak me kaçamak
lugë të drurit rreth e perçark
Byrum e mirë s’ka pru zoti
Sofra ime zemer bujare edhe gjyshi ishte
krenar, ushqim bio kumshtë e djathë tamelbore
E ujë ftoftë e zëmërbardhë…
