Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetit Sheremet Foniqi

Çaste poetike me vargjet e poetit Sheremet Foniqi

Mëngjesi

Në mëngjesin e hershëm
m’u shfaq një rrugë nëpër ëndërr
Ti ecje vetëm pa njeri
Një zogë i zbardhur krejt nga vesa
të ndjeu dhe i qeli sytë e po ciciron


Atje në pyell të gjelbërt
kishin filluar të bien ca riga shiu
Agimi hapi sy e buzë,ti ishe e para
që nise ditën në këtë mëngjes


Ti në atë mëngjesin e hershëm
ishe zgjuar, të më jepje një lumturi
Që unë e kisha përjetuar në ëndrrën
e parë


Shpirti im im i lodhur në atë ëndërr
kërkonte shpejtim dhe për të pashitur
zjarrin që unë e perjetoja në gjumë në
krevatin tim …

Poete Jesemina

Ka netë që të ëndërroj
për vargjet e tua që më prekin
Në shpirtë
Ëndërroj atë rimën e vargjeve tua
Më plot komplimente


Poete Jesemina
Ka net që ëndërroj
kur t’shkruan vargje për copëzat
e atdheut tënd të shpërndarë në shumë vende
Më shprësë se ato të bashkohen


Poete Jesemina
Ka net qe unë t’ëndërroj
duke degjuar zëshëm tingujt e bukur
melodikë të gitarës


Poete Jesemina
Natën e fundit që unë ëndërrova
lshte kur t’ishe ngritur n’mëngjësin e hershëm
Duke i ujitur lulët më emrin tënd Jesemina
Dhe duke i shijuar rrezët e para të diellit

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT